Live

Ramush Haradinaj: I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit

19:17 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mentaliteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është i turpshëm dhe poshtërues.

Haradinaj ka thënë se Kurti me propagandë synon t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel.

I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...