Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë raportohet se kanë ndërmarrë një aksion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.
Burime të Klankosova.tv brenda policisë kanë bërë të ditur se është zbuluar një plantacion me bimë narkotike.
Klankosova.tv ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar në lidhje me rastin.