Live

Raportohet se janë anuluar disa trajnime të Policisë, a po “sanksionohet” nga ShBA-ja

21:02 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Disa trajnime të ndryshme të Policisë së Kosovës që janë kryer deri së fundmi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, po raportohet se janë anuluar. Këto informacione as nuk janë pohuar por as mohuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa Policia e Ambasada e SHBA-së nuk ka kthyer përgjigje.  

Këto po vlerësohen si zbatim i asaj çka paralajmëroi ambasada amerikane, se veprimet e Qeverisë në veri do të ndikojnë në natyrën e bashkëpunimit me MPB-në dhe vartësit e saj.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për një kohë nuk do të jenë pjesë e trajnimeve ndërkombëtare të organizuara e mbështetura nga SHBA-ja.

Siç raporton Tv Dukagjini, krejt kjo është bërë si formë sanksionimi për veprimet e Qeverisë dhe Policisë në veri të Kosovës, kur mbylli komunat paralele serbe.

“Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, kishte paralajmëruar atë kohë Ambasada amerikane në Prishtinë.

Se zyrtarët policorë janë lënë jashtë këtyre trajnimeve, nuk është pohuar por as mohuar nga Policia e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...