Krahas luftës tregtare dhe e ardhmja e Gazës, një nga çështjet më të rëndësishme që Donald Trump ka në tryezën e tij, është fati i Ukrainës.
Trump po kërkon t’i japë fund shpejt luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe shenjat se do ketë një takim mes dy liderëve janë evidente prej disa javësh.
Përgatitjet për takimin tani janë në një “fazë të avancuar”, sipas mediave ruse, pas tre vjetësh pa asnjë kontakt midis Putinit dhe udhëheqësve perëndimorë.
Mund të ndodhë në shkurt ose mars, tha zyrtari i lartë rus Leonid Slutsky për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.
Muajin e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe tarifa për importet ruse nëse Moska nuk arrinte një marrëveshje me Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, ai tha se mbështet qëndrimin rus se Ukraina nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)