Live

Rasti i mësueses nga Peja- Edhe në të kaluarën ishte dënuar tri herë për mashtrim

18:53 / 18 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane Morina, e cila po dyshohet për veprën penale mashtrim. Gazeta Insajderi ka sjellur detajet e dosjes.

Në dosjën që e ka siguruar Insajderi bëhet me dije se Morina ka mashtruar 14 persona, duke u shkaktuar dëmë material në vlerë prej 2 mijë 525 euro. Secili prej tyre u kërkonte nga 125 ose 250 euro.

“Më parë e gjer me dt. 05.06.2024 rreth orës 10:00, në Klinë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i mashtron personat tjerë dhe me këtë i nxit personat që të kryej një veprim, i cili rezulton në dëm material të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që si menaxhere e OJQ-ës “NE JEMI PJESË E BOTËS”, me seli kryesore në Fushë Kosovë, dega në Pejë…”. thuhet në dosjen e prokurorisë.

Shpërndaje në

U Kopjua