Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të Ambasadës Amerikane për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.
Deda përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se suspendimi i dialogut strategjik është veç masa e parë ndëshkuese, dhe po ashtu se, tjerat janë të përgatitura dhe vendosen nëse Kosova vazhdon me e dëmtu veten.
“Kosova e dalë jashtë binarëve e gjen veten në klub me vendet jashtë orbitës së Perëndimit. “Bar do hamë …” e dini vazhdimin.Po më duket që suspendimi i dialogut strategjik është veç masa e parë ndëshkuese, tjerat janë të pregaditura dhe vendosen nëse Kosova vazhdon me e dëmtu veten. Prita që Presidentja e vendit i thërret partitë politike për diskutime serioze për dalje nga kjo gjendje – është më së paku që mund të bëjë për ruajtjen e siç thotë ajo ‘aleancës së shenjtë’”, ka shkruar ai.
Deda ka vlerësuar se politikës së vendit i duhet një prerje sa më e qartë.
“Politikës së Kosovës i duhet një prerje sa më e qartë. E nëse populli do izolim, varfëri, urrejtje e pjesëmarrje në klub me Gjeorgjinë, Rusinë, Bjellorusinë e Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës – urdhëroni e dërgonani në humnerë”, ka shkruar ai.