Në orët e para të kësaj të marte, edhe në Gjirokastër janë regjistruar reshje shiu, të cilat kanë ndikuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në sipërfaqet me pyje e kullota në lartësitë e Malit të Gjerë.
Këto reshje dhe ulja e temperaturave lehtësojnë disi të nxehtin afrikan, i cili prej fillimit të kësaj vere ka përfshirë zonën e Gjirokastrës.