Live

Rivali kryesor i Erdoganit, Prokuroria kërkon deri në 7 vite burg për Ekrem Imamoglu

20:34 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria e Stambollit ka kërkuar dënimin me burg nga 2 vjet e 8 muaj deri në 7 vjet e 4 muaj për kryebashkiakun e qytetit, Ekrem Imamoglu.

Në të njëjtën kohë, aktakuza kërkon që Imamoglus t’i hiqet e drejta për të mbajtur poste publike.

Hetimi në fjalë ka të bëjë me deklaratat e bëra nga Imamoglu më 20 janar, drejtuar prokurorit të Stambollit, Akin Gurlek. Teksa ishte në një panel, ai kritikoi veprimet gjyqësore kundër kreut të të rinjve të CHP, Cem Aydin.

Akuzat kundër kryetarit të Stambollit janë për “kërcënim”, “fyerje publike ndaj një zyrtari publik për shkak të detyrave të tij” dhe “shënjestrim të qëllimshëm të individëve të përfshirë në luftën kundër terrorizmit”.

Partia Popullore Republikane (CHP) nga radhët e së cilës vjen Imamoglu, i ka mohuar akuzat. Imamoglu shihet si kundërshtari kryesor i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe një nga figurat kryesore të opozitës

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...