Live

Ronaldo, i pari person që arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

20:14 / 13 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Futbollisti i njohur ndërkombëtarisht, Cristiano Ronaldo ka arritur gjithsej 1 miliard ndjekës në llogaritë e tij të ndryshme në rrjetet sociale.

Numri llogaritet duke kombinuar numrin e përgjithshëm të ndjekësve të tij në Instagram, Facebook, X, YouTube dhe faqet e rrjeteve sociale kineze Weibo dhe Kuaishou.

Ronaldo u bë personi i parë që arrin këtë shifër befasuese.

Shpërndaje në

U Kopjua