Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, ka qëndruar sot në Smrekonicë ku edhe ka vizituar vendin e rënies së heroit Xhevat Jusufi.
Rama ka shkruar se sakrifica e tij dhe dëshmorëve është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës.
“Sakrifica e tij dhe e të gjithë dëshmorëve është themeli mbi të cilin u ndërtua shteti ynë. Ishte gjaku dhe përkushtimi i këtyre heronjve që bënë të mundur realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi. Ne sot jetojmë në një Kosovë të lirë falë atyre që nuk kursyen asgjë për të ardhmen tonë. Është detyrimi ynë që të ruajmë dhe zhvillojmë këtë shtet, duke u përkujdesur që vlerat e tyre të mos harrohen kurrë”, ka thënë Rama.