Live

Rrëzimi i aeroplanit “Air India”, më shumë se 100 trupa u dërguan në spital

14:42 / 12 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Më shumë se 100 trupa janë dërguar në spitalin në Ahmedbad, vendin edhe ku u rrëzua aeroplani “Air India” i cili kishte 242 persona në bord.

Ky aeroplan po udhëtonte drejt Londrës por u përplas pas ngritjes.

Pas kësaj tragjedie, ka folur kryeministri I Indisë, Narendra Modi, i cili tha se rrëzimi i aeroplanit në Ahmedabad e ka tronditur dhe trishtuar vendin.

“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe trishtuar. Është zemërthyes përtej fjalëve”, tha ai në një postim në X.

“Në këtë kohë të trishtueshme, mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit prej saj. Kam qenë në kontakt me ministrat dhe autoritetet që po punojnë për të ndihmuar të prekurit”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua