Live

Rrëzimi i avionit “Air India” – Dyshohet se kapiteni e ndaloi furnizimin me karburant

17:38 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet preliminare për rrëzimin e fluturimit të “Air India” në muajin qershor, ku humbën jetën 260 persona.

Sipas Wall Street Journal, dëgjimet nga regjistrimi i zërit në kabinën e pilotëve sugjerojnë se kapiteni i avionit mund ta ketë fikur furnizimin me karburant menjëherë pas ngritjes nga pista, veprim që dyshohet të ketë çuar në rrëzimin e avionit.

Raporti preliminar, i publikuar javën e kaluar, tregon se dy çelësat e kontrollit të karburantit – që përdoren për të ndalur motorët – kaluan nga pozicioni “RUN” në “CUTOFF” brenda një sekonde pas ngritjes, duke ndalur plotësisht furnizimin me karburant për motorët.

Në regjistrimin audio nga kabina, njëri prej pilotëve dëgjohet duke pyetur tjetrin:

“Pse e shtype çelësin e karburantit?”, ndërsa përgjigjja e pilotit tjetër ishte: “Unë nuk e bëra.”

Sipas burimeve të WSJ, hetuesit besojnë se kapiteni ishte ai që e bëri veprimin fatal, ndërsa bashkëpiloti ra në panik.

Hetimet janë ende në vazhdim, por kjo pistë po shihet si një nga shkaktarët kryesorë të tragjedisë.

Shpërndaje në

U Kopjua