Live

Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit me 38 viktima, publikohet raporti paraprak: Ja çfarë e shkaktoi

21:16 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Rrëzimi vdekjeprurës i avionit të Azerbajxhan Airlines më 25 dhjetor ishte rezultat i drejtpërdrejtë i dëmtimit të sistemeve kryesore të fluturimit të shkaktuara nga objekte të huaja.

Në këtë përfundim ka arritur një raport zyrtar paraprak i publikuar të martën nga qeveria e Azerbajxhanit.

Raporti detajon se Ministria e Transportit e Kazakistanit ka gjetur “dëmtime të shumta nga brenda dhe në trupin e avionit, pjesën e bishtit dhe pjesën e pasme të  tij, duke përfshirë edhe stabilizuesit.

Hetuesit gjetën mbeturina metalike të paidentifikuara që shkaktuan dëmtime në sistemet hidraulike të avionit pas “dy zhurmave të jashtme”.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, avioni u përpoq pa sukses të ulet në Grozny dy herë, dhe më pas kapiteni vendosi të kthehej në Baku. Pas këtij vendimi, CVR regjistroi dy zhurma të jashtme, të ndodhura me interval prej 24 sekondash, mbi Grozny-n”, thuhet në raport.

Por, sipas raportit do të jenë testet e mëtejshme mjeko-ligjore për të përcaktuar burimin e objekteve të huaja. Në raportin paraprak nuk u vu re asnjë provë e goditjes së shpendëve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...