Live

Rrëzimi në Ukrainë: Ministrat humbën jetën teksa helikopteri u rrëzua pranë çerdhes

09:57 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

16 persona janë vrarë, përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në një periferi lindore të kryeqytetit Kiev.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve nga ky aksident fatal, raporton BBC.

Ministri, Denys Monastyrskiy, ishte me tetë të tjerë në helikopter. Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën, thanë zyrtarët, kur helikopteri u rrëzua në periferi të Brovary.

Një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët dhe stafi u larguan nga ndërtesa. Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

22 persona të tjerë janë aktualisht në spital – përfshirë dhjetë fëmijë. /IndeksOnline/

Shpërndaje në

U Kopjua