Live

Rrëzohet helikopteri në Parma, vdesin 3 persona – mes tyre dhe biznesmeni italian

22:43 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një helikopter është rrëzuar në provincën e Parmës, në Itali mbrëmjen e sotme. Aksidenti ajror ndodhi mbi fshatin Castel Guelfo dhe mediat italiane raportojnë se kanë vdekur tre persona që ndodheshin në bordin e helikopterit.

Midis viktimave është Lorenzo Rovagnati, trashëgimtari i kompanisë historike të mishit. Helikopteri u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare përgjatë Via Emilia, në komunën e Noceto.

Kalaja i përket familjes Rovagnati.

Në bordin e avionit, përveç pasagjerit nga familja Rovagnati, ishin edhe dy pilotët.

Lorenzo shkonte në kështjellën e prindërve në Parma pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga rezidenca e tij në zonën e Milanos.

Lorenzo Rovagnati mbante postin e CEO-s në biznesin familjar, të themeluar në periudhën e pasluftës nga Angelo Ferruccio Rovagnati dhe djali i tij Paolo.

Kompania u bë e famshme për prodhimin e proshutës së gatuar “Gran Biscotto”, e promovuar në vitet ’90 përmes reklamave televizive me Mike Bongiorno.

Sa i përket tragjedisë duket se helikopteri po ngrihej dhe ndoshta pas një prove të dështuar për të fluturuar po përpiqej të kthehej në tokë.

Ndër shkaqet e aksidentit që po shqyrtohen nga hetuesit, gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të një mbulesë të trashë mjegullore që mbështillte zonën, por nuk është përjashtuar ndër të tjera një dështim mekanik i helikës së bishtit.

Shpejtësia me të cilën helikopteri u rrëzua në tokë nuk la asnjë shans për tre personat në bord të cilët vdiqën menjëherë

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...