Dy burra janë rrahur ndërmjet vete në Milloshevë të Obiliqit, pas një aksidenti të trafikut që kishin pasur mes vete.
Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është shtetas i Gjermanisë, e tjetri shtetas i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten rreth orës 12:00.
Ndryshe, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.