Arjeta Mjeku nga KRU “Prishtina”, ka bërë të ditur se është rritur niveli i manganit në liqenin akumulues të Badocit.
Sipas saj, analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Fol me Arin”, Mjeku apeloi tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
“Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit”, shton tutje ajo.
Sipas Mjekut, rritja e niveleve të manganit në liqenin e Badocit, këtë vit ndodhi një muaj më herët se vitet e kaluara.
Ajo shtoi se po hulumtojnë se pse ka rritje të niveleve të manganit, kaq herët.