Live

Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

13:54 / 12 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën është rritur. Vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti Kosovën e vizituan 34 mijë e 488 vizitorë të jashtëm, që është një rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pasi që në muajin tetor të vitit 2023 Kosovën e kanë vizituar 30 mijë e 333 vizitorë të jashtëm.

Ndërsa numri më i madh i tyre janë nga Shqipëria, Turqia, Gjermania dhe Zvicra.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (tetor 2023) ka rritje të vizitoreve për 13.7%. Në total 34 488 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq në tetor 2024, numri i vizitorëve (vendës dhe të huaj) në hotele ishte 57 658, prej tyre 40.0%, ishin vendës dhe 59.9% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2023 (sa ishin 55 022 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 4.6%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 137 551 prej tyre 49.6% nga vendësit dhe 50.3% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 8 578 vizitorë dhe më 30 353 net-qëndrimi

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...