Live

Rritja e pensioneve, ironizon Mustafa: “Shef u dorëzova, Hekuran gjuje do mjegull qaty”

14:45 / 07 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritjen prej 20 për qind për të gjitha pensionet, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka lidhur këtë me vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Ai ka ironizuar duke paraqitur një bisedë fiktive mes kryeministrit Albin Kurti dhe dy ministrave të tij, Xhelal Sveçla dhe Hekuran Murati.

Sveçla “shef u dorëzova, ua qela kufinin mallrave të Serbisë!”

Albini “Hekuran, gjuje do mjegull qaty, rriti pensionet, ja shtesat për fmi, ja… bon diçka, bone mjegull qy!!!””, shkroi Mustafa.

Kryeministri Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin Murati ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind pensionet për disa kategori të pensionistëve.

Ai ka thënë se nga ky muaj do të ketë rritje për pensionin bazik të moshës, kontributpaguesit e plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Sipas këtij vendimi, pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.

Pensionet do të rriten nga muaji tetor, ndërsa për kategoritë e luftës do të fillojnë nga muaji janar i vitit 2025.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...