Live

Rubin e konfirmon: Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s ai thuajse çdo herë ishte në Kosovë

14:56 / 16 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një pyetje tjetër që iu bë ish-diplomatit amerikan, James Rubin brenda sallës së gjyqit nga gjyqtari, ishte rreth qëndrimit të Hashim Thaçit, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Rubin zbuloi se Thaçi i ka treguar se shpesh ishte në Kosovë, i fshehur për të mos u vrarë, dhe sipas tij, ndihmonte organizatën e tij dhe popullin e Kosovës.

“Më ka thënë që jo çdo herë, por ishte shpesh në Kosovë i fshehur, duke u ruajtur që të mos vritej, dhe duke ndihmuar organizatën e tij, popullin e Kosovës. Më ka thënë që nuk ka qenë gjithmonë aty, por pjesën më të madhe ka qenë brenda Kosovës”.

Rubin tregoi se Thaçi kishte telefon, por ai vetë nuk e kishte numrin e këtij të fundit.

“Ka pasur telefon satelitor dhe thërriste në qendrën operative të Departamentit të Shtetit, në mëngjes mendoj. Nuk e kisha numrin e tij të telefonit”.

“Unë merrja informacionin, nuk kërkoja informacion. Pra bisedat telefonike fillonin e pyesja atë se si ishte, a ishte mirë ai dhe familja e tij, pastaj përpiqsha të merrja informacione në lidhje me atë që po ndodhte në terren. Ndonjëherë edhe gabohej, merrte një raport që i thuhej nga dikush, dhe dilte që nuk ishte e vërtetë, por ne donim të merrnim informacionin”, tha më tej Rubin.

Shpërndaje në

U Kopjua