Gjatë dëmshinë së tij në Hagë, ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin tha se udhëheqësve të UÇK-së u bënin thirrje të bashkëpunonin, për të arritur Pavarësinë e Kosovës.
Ai u shpreh se shqiptarëve nuk iu bë me dije që amerikanët dhe britanikët përkrahnin pavarësinë e vendit, pasi sipas tij, një gjë të tillë nuk pranohej ende nga ndërkombëtarët si shkak i mosthemelimit të qeverisë së Kosovës.
“Ne, kur themi ne jemi bashkë me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Blair bashkëpunonte me Clintonin dhe Albright. Ata po na e bënin më të lehtë. Prandaj ne ju bënim thirrje punoni së bashku, por nuk deshëm të ia bënim të ditur se mbështesnim pavarësinë, nuk donim të thoshim se jeni komb ii pavarur, sepse vendi nuk kishte qeveri, ndërkombëtarët nuk e pranonin”, u shpreh Rubin.