Live

Rukiqi: Në sondazhe, LDK-ja ka rritje – do të jemi aty ku e kemi vendin

19:50 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka folur për sondazhet që po bëhen për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

Rukiqi tha se jo veç në sondazhet e LDK-së por edhe në sondazhe të tjera, shihet një trend real, i cili sipas tij, ka filluar me ndryshime që kanë ndodhur brenda kësaj partie e edhe me fitoren në zgjedhjet lokale.

“Jo veç sondazhet tona, por edhe sondazhet tjera të cilat jo domosdo duhet të publikohen e të krijohet propagandë, por sondazhet reale, ne shohim një trend i cili ka filluar prej kur kanë filluar edhe ndryshimet në LDK edhe pas fitimit të zgjedhjeve lokale e po vazhdon edhe sot”.

“Pra, është një trend jashtëzakonisht i kënaqshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk po e them si militant por me të dhëna konkrete. Ne jemi edhe pesë muaj larg zgjedhjeve dhe do të jemi aty ku kemi qenë dhe ku e ka vendin LDK-ja”, tha ai në Klan Kosova.

Rukiqi foli edhe për sondazhet të cilat tregojnë për një dallim të madh mes vendit të parë dhe atij të dytë, të cilat sondazhe i quajti paradokse, pasi sipas tij, njerëzit janë të pakënaqur me jetën dhe rritjen e çmimeve.

Shpërndaje në

U Kopjua