Live

Rukiqi: Po flasin për të djathtën e të majtën ata që vodhën rrymë, grurë, vaj e pasul

18:16 / 28 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë një postim pasi koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka bërë një reagim ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, lidhur me ‘’djathtizmin e tij’’.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka shkruar se tashmë u ka ardhur radha të mbajnë ligjerata për të djathtën e të majtën, ata që “i shpërblyen shokët dhe familjarët me tenderë sekret”, raporton gazeta online Reporteri.net.

”U paska ardhë rendi me na mbajtë ligjerata për të djathtën dhe të majtën, sidomos tani kur:”

– i shpërblyen shokët dhe familjarët me tenderë sekret
– rriten çmimin e bukës për 50% e të qumështit për 40%
– vjedhen në: rrymë, grurë, vaj, pasul dhe gullash
– na izoluan dhe na sjellen sanksione nderkombetare
Vazhdoni te flisni, e ne po ecim sigurt drejt fitores.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...