Live

Rukiqi reagon ndaj Kurtit, thotë se i krahasoi bizneset me Radoiçiqin

13:19 / 29 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me protestën e sotme të bizneseve, të cilat bllokuan rrugët në hyrje të Prishtinës.

Sipas Rukiqit, Kurti ka krahasuar kompanitë që punësojnë 150 mijë persona me Radoiçiqin.

Me i krahasua kompanitë që punësojnë mbi 150.000 persona dhe e mbushin mbi 80% të buxhetit të vendit, me Radoiçiqin, është poshtërsi dhe rrezikim i mirëqenies të mbi 150.000 familjeve në Kosovë”, shkroi Rukiqi.

Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë deklaroi se “koha për barrikada ka perënduar, i kemi hequr kudo që ishin ato”.

Shpërndaje në

U Kopjua