Rusia po përpiqet të rekrutojë forcat speciale afgane për të luftuar në Ukrainë, kështu raporton media prestigjioze Associated Press.
Moska dëshiron të tërheqë ushtarët elitë afganë, të cilët luftuan përkrah trupave amerikane gjatë qëndrimit të tyre 20-vjeçar.
Ata nuk mund të kthehen në shtëpi pasi rrezikojnë të vriten nga talebanëve.
“Ata nuk duan të shkojnë të luftojnë – por nuk kanë zgjidhje,” tha një gjeneral afgan duke shtuar se komandot që ai njihte kishin frikë nga deportimi në Afganistan.
Rekrutimi udhëhiqet nga forca e fshehtë mercenare ruse grupi Wagner Group, ndërsa një ish-komandant i forcave speciale afgane po ndihmon.
Është e paqartë se sa anëtarë të forcave speciale afgane janë tërhequr nga rusët, por sipas Ap rreth 400 komando që po shqyrtojnë ofertat.