Live

Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

13:40 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Inteligjenca artificiale ka fuqinë e jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën se si jetojmë. Ekspertët kanë pak besim se ata që janë në pushtet janë të përgatitur për atë që do të vijë.

Në vitin 2019, një grup kërkimor jofitimprurës i quajtur OpenAI, krijoi një program softuerësh që mund të gjeneronte paragrafë të tekstit koherent dhe të nxirrte kuptimin si dhe të bënte analizën pa udhëzime specifike, raporton bbc.

OpenAI fillimisht vendosi të mos e bëjë krijimin e tij, të quajtur GPT-2, plotësisht të disponueshëm për publikun nga frika se njerëzit me qëllime dashakeqe mund ta përdorin atë për të gjeneruar sasi masive dezinformatash dhe propagande. Në një deklaratë për shtyp duke njoftuar vendimin e tij, grupi e quajti programin “shumë të rrezikshëm”.


Tre vjet më pas, aftësitë e inteligjencës artificiale janë rritur në mënyrë eksponenciale, transmeton Telegrafi.

Në kontrast me versionin e fundit të kufizuar, oferta tjetër, GPT-3, u vu në dispozicion në muajin nëntor. Ndërfaqja Chatbot-GPT, i cili rrjedh nga ai programim, ishte shërbimi që solli një mijë artikuj lajmesh dhe mesazhe në mediat sociale, ndërsa reporterët dhe ekspertët testuan aftësitë e tij – shpesh me rezultate mahnitëse.

Chatbot-GPT krijoi rutina stand-up në stilin e komedianit të ndjerë George Carlin rreth dështimit të Bankës së Silicon Valley. Ai mendonte për teologjinë e krishterë. Shkroi poezi. Ai i shpjegoi një fëmije teorinë kuantike sikur të ishte reperi Snoop Dogg. Modele të tjera të inteligjencës artificiale, si Dall-E, gjeneruan pamje vizuale aq bindëse saqë kanë ndezur polemika mbi përfshirjen e tyre në ueb-faqet e artit.

Makineritë, të paktën me sy të lirë, kanë arritur kreativitet.

Shpërndaje në

U Kopjua