Live

Sali Berisha: Duam qeveri teknike

07:51 / 30 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ritheksuar edhe njëherë se zgjedhjet e 11 majit nuk i njeh.

Në televizionin A2CNN, ai u pyet nëse do të braktisë 50 mandatet, por kreu demokrat tha se vendimet do të merren në kohën e duhur, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Berisha shtoi se do një qeveri teknike.

“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, tha Berisha.

Sipas tij, “qeverinë teknike do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre”.

“Natyrisht që një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar për ne do të ishte i dobishëm. Mirëkuptimin për qeveri teknike e kemi nga të gjitha partitë e spektrit tonë dhe do të punojmë me të gjitha partitë e tjera, edhe me liberalët dhe socialdemokratët”, shtoi Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua