Liderët e më shumë se 30 vendeve perëndimore po marrin pjesë këtë të enjte në samitin e organizuar nga Franca, samit ky i quajtur “Koalicioni i Vullnetit të Mirë”.
Në mesin e këtyre udhëheqësve botëror të shteteve perëndimore është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas ABCNews, dhjetëra liderë kanë udhëtuar drejt Parisit, ndërsa të tjerë si kryeministrja italiane Giorga Meloni, kancelari gjerman Fridrich Merz apo edhe kryeministri Shqiptar Edi Rama po marrin pjesë në këtë samit nëpërmjet videkonferencës.
Përveç presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në Paris, në kryeqytetin francez ndodhet edhe emisari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili do të ketë një takim me kreun e shtetit ukrainas.
Të tjerë pjesëmarrës në këtë samit përveç drejtuesve të çdo vendi të Bashkimit Evropian janë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen , kreu I NATO-s, Mark Rute, kryeministri kanadez Mark Carney, si dhe kryeministri austalian Anthony Albanese, transmeton Klankosova.tv