Live

Samsung vjen me prototip ekrani që “rrotullohet” 360 gradë

11:12 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Samsung ka një ekran të ri prototip që mund të dërgojë telefonat e tij të palosshëm në një “nivel tjetër”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Samsung Display, filiali që prodhon ekranet e kompanisë, tregoi prototipin e ri të ekranit në CES 2023.

Ekrani “Flex In & Out” mund të rrotullohet 360 gradë, që do të thotë se “mund të paloset brenda dhe jashtë”, tha zëdhënësi i kompanisë John Lucas.


Është e mundur që ekrani i ri të shfaqet në Samsung Galaxy Z Fold 5 të ardhshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua