Live

Sarrazin: Sot shumë prej investitorëve po shkojnë në Serbi, le ta ndryshojmë këtë

11:11 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Forumin e dytë ekonomik gjermano-kosovar, i cili po mbahet në Prishtinë ka thënë se kompanitë që duan të investojnë në ndonjërin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e shikojnë edhe potencialin që e jep rajoni si i tërë.

Prandaj, ai tha se aktualisht shumica e investitorëve shkojnë në Serbi sepse duan të bëjnë biznes me tërë rajonin. Ai thotë se kjo duhet të ndryshohet dhe që investimet të vijnë edhe në Kosovë.

“Është shumë e qartë që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor, secila ekonomi e vetme nuk është mjaftueshëm relevante për të pasë ekstra argumente pse një kompani duhet të shkojë atje. Por, nëse shikon vetë rajonin është ndryshe. Unë nuk e di ndonjë investitor nga Gjermania që është duke investuar në ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk shikon potencialin e vendeve fqinje në gjithë rajonin”.

“Për t’u treguar shumë i sinqertë, sot shumë prej investitorëve shkojnë në Serbi derisa duan të investojnë në Serbi dhe të bëjnë biznes me tërë rajonin. Le ta ndryshojmë këtë. Le t’ju tregojmë investitorëve gjermanë që ju investoni në Kosovë dhe ne bëjmë një treg të përbashkët rajonal që e bën të mundshme që prej këtu ju mund të keni sukses në rajon”, tha Sarazin.

Ndërkaq, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira.

“Ky forum është një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe Gjermaninë. Jam i kënaqur që po shoh që shumë personazhe janë pjesë e këtij forumi”, tha ambasadori Rohde.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...