Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e shpërbërjes së Legjislaturës VI të Kuvendit të Kosovës të mbahet me 22 gusht. Kështu bëri të ditur të hënën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.
“Zgjedhjet e reja nuk janë vetëm alternativë e situatës aktuale por mundësia më mirë për vendin e tonë ,për rininë ,për mundësinë e vendeve të reja te punës, zgjedhjet janë një mundësi e re për të luftuar edhe krimin e organizuar dhe bashkë me shumë procese të reja ta çojmë Kosovën përpara”, ka thënë Veseli në një adresim para gazetareve.
Grupet parlamentare PDK, LDK, AAK, NISMA u deklaruar se janë pajtuar me datën.
Avdullah Hoti nga LDK ka deklaruar se në Kryesi janë pajtuar njëzëri që seanca të mbahet më 22 gusht.
Njëlloj deklaroi edhe Ahmeti Isufi i AAK-së e po ashtu edhe Memli Krasniqi nga
PDK.
Ndërkohë Bilall Sherifi nga NISMA ka deklaruar zgjedhjet mund të mbahet në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.
Ndryshe, shefat e grupeve parlamentarë u deklaruan se janë dakorduar që para shpërbërjes së Kuvendit të miratohen disa projektligje të cilat ia mundësojnë Kosovës marrjen e disa fondeve të BE-së nga procesi i IPA-së.