Live

Selmanaj: Njëra nga legjislaturat më jo produktive në histori të parlamentarizmit në Kosovë, është e tanishmja

19:01 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, është shprehur se legjislatura e tanishme, është legjislatura më pak produktive në historinë e parlamentarizmit në Kosovë.

Tutje ai shton se shkak i kësaj, shumë ligje janë rrëzuar, pyetjet nuk janë dëgjuar, e gjëra të tjera me radhë.

“Kuvendi nuk është se është jofunksional, ose që nuk ka efikasitet ditëve të fundit, unë mendoj se e gjithë kjo legjislaturë ka qenë joefikase. Nuk ka arritur Kuvendi ta kryejë mandatin e tij kushtetues”, tha Selmanaj.

“Kemi miratuar ligje me një numër ndoshta më të madhin në histori të parlamentarizmit, por janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Pyetjet parlamentare humbin kuptimin, sepse pret me muaj e ministri përkatës nuk vjen dhe nuk përgjigjet”.

“Pra unë mendoj se kjo legjislaturë, është një nga legjislaturat është ajo më jo produktive në krejt historinë e parlamentarizmit në Kosovë”, tha deputeti në “DPT te Fidani”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...