Live

SHBA: Arrestimi i të dyshuarit për sulm po përdoret si justifikim për barrikada – hiqni menjëherë ato

18:44 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar lidhur me situatën në veri.

Në deklaratën e përbashkët, bëhet thirrje që të hiqen barrikadat e vendosura në ato zona.

Tutje, në deklaratë thuhet se arrestimi i një të dyshuari për plagosjen e një polici kosovar po përdoret si justifikim për situatën e krijuar atje.

“Ata që i ngritën barrikadat e paligjshme duhet t’i largojnë ato menjëherë”.

Shpërndaje në

U Kopjua