Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka deportuar në mënyrë të paligjshme dy shtetas aziatikë në Sudanin e Jugut, sipas avokatëve të imigracionit.
Një avion me migrantë nga Mianmari dhe Vietnami u ul atje, ndonëse një vendim gjykate ndalon SHBA-në të dëbojë migrantë në vende të treta pa u dhënë atyre mundësinë për të kundërshtuar.
Gjykatësi Brian Murphy kishte urdhëruar më 18 prill që dëbimet e tilla të ndalohen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një avokate tha se klienti i saj vietnamez u largua pa dijeni, ndërsa një tjetër shtetas nga Mianmari refuzoi të nënshkruante dokumentin e dëbimit.