Live

ShBA i bashkohet Izraelit, tërhiqet nga bisedimet për armëpushim në Gaza

08:32 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Negociatorët izraelitë dhe amerikanë kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në kryeqytetin e Katarit, Doha, me Uashingtonin që akuzon Hamasin se nuk “vepron me mirëbesim”.

Në një deklaratë, i dërguari special i ShBA-së, Steve Witkoff, tha: “Ne kemi vendosur ta sjellim ekipin tonë në shtëpi nga Doha për konsultime pas përgjigjes së fundit nga Hamasi, e cila tregon qartë mungesën e dëshirës për të arritur një armëpushim në Gaza”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria izraelite nuk tha se çfarë e shkaktoi tërheqjen e saj, por një zyrtar i lartë izraelit u citua në mediat lokale të thoshte se nuk kishte “kolaps” në negociata.

Hamasi tha se ishte i befasuar nga vërejtjet e Witkoff dhe se ishte “i etur” të vazhdonte negociatat.

Shpërndaje në

U Kopjua