Live

Sheholli për rastin në Shtërpcë: Do të ishte mirë që ministri Mehaj të jap dorëheqje, s’duhet të ngutemi me deklarime

14:48 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli  në një intervistë për kosovalive.net komentoi rastin e sulmit në Shtërpcë.

Sipas Shehollit, do të ishte mirë dhe akt moral që ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj të jap dorëheqje.

Kjo pasi do t’i jepte mesazh Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Është një rast i rëndë në konceptin njerëzor, duhet të jemi të sinqertë dhe të mos vendosim motive etnike për arsye se vet nëna e fëmijut e ka dhënë një deklaratë që e hedh poshtë motivin etnik, këtë koncept, veçanatisht në prag të Krishtlindjeve. Besoj që drejtësia do ta thotë këtë çështje. Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarata edhe krerët e institucioneve veçanarisht këta të Ministrisë së Mbrojtjes sepse këtu pastaj po përshkallëzohen dhe po marrin përmasa të tjera. Se do të ishte mirë nga Ministria e Mbrojtjes apo vet ministri të jap dorëheqje për shkak të kësaj çështje, unë besoj se do të ishte një akt moral i këtij rasti me qëllim që t’i dërgojmë edhe Amerikës edhe Bashkësisë Evropiane një mesazh civilizues se në këto raste të caktuar pavarësisht se ministri nuk ka faj por e mban përgjigjësinë dhe peshën e jashtëzakonshme mbi supe e tij, do të ishte mirë edhe Serbisë edhe mediumeve të Serbisë që në formë flagrante e kanë përhap këtë lajm që ka marr përmasa ndërkombëtare, ndoshta do të ishte shumë mirë që ministri i Mbrojtjes të jap dorëheqje”, u shprehë ndër të tjera ai.

Sheholli kritikoi tre liderët shtetëror Presidenten Osmani, Kryeminstrin Kurti dhe Kryeparlamentarin për nguti në reagim.

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua