Live

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet 29-vjeçari

11:16 / 31 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Myfit Qejvani, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima në fshatin turistik të Borshit në Shqipëri.

Sipas policisë, ai u ndalua në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, ku kanë gjetur vdekjen e menjëhershme çifti i bashkëshortëve që udhëtonin me furgon, shtetasit Kastriot Mehmeti, 66 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Donika Mehmeti Proda, 70 vjeçe.

I dëmtuar mbeti edhe Petrit Kapllanaj, pasagjer në automjetin me Qejvanin, i cili pësoi vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai, bashkë me drejtuesin e arrestuar, ndodhen ende në QSUT ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar”, njofton policia.

Shpërndaje në

U Kopjua