Përdorimi i tepruar i fosforit po shteron prodhimin global të ushqimit, duke rritur presionin edhe nga kriza klimatike.
Planeti ynë përballet me ‘fosfogeddonin’ (kiamet prej fosforit), kanë paralajmëruar shkencëtarët. Ata frikësohen që keqpërdorimi i fosforit mund të çojë në shkurtime vdekjeprurëse të fertilizuesve që mund të shkatërrojnë prodhimin global të ushqimit.
Në të njëjtën kohë, mungesa e fertilizuesve të fosfatit – bashkë me ujërat e zeza nëpër lumenj, liqene e detra – po i jep rritje lulëzimit të algave dhe krijimit të zonave të vdekura ujore, raporton The Guardian, përcjell Nacionalja.
Për më keq, mbi-përdorimi i elementit po i rrit emetimet e metanit në mbarë planetin, paralajmërojnë më tej shkencëtarët.
“Ne e kemi arritur pikën kritike,” – u shpreh profesori Phil Haygarth nga Universiteti i Lancasterit.
Fosfori ishte zbuluar në vitin 1669 nga shkencëtari gjerman Henning Brandt, që e kishte izoluar nga urina, dhe prej atëherë elementi ka treguar se është thelbësor për jetën.
“Për ta shpjeguar thjesht, nuk ka jetë në tokë pa fosforin,” – shpjegoi Penny Johnes nga Universiteti i Bristolit ndërkohë.
Rëndësia globale e elementit qëndron në përdorimin e tij për të ndihmuar në rritjen e kulturave bujqësore. Rreth 50 milionë tonë të fertilizuesve të fosfatit shiten në mbarë botën për çdo vit, dhe këto furnizime luajnë rol kyç në ushqimin e tetë milionë banorëve të planetit tonë.
Sidoqoftë, depozita të mëdha të fosforit ka vetëm në tri shtete të botës: Maroko, Kinë dhe Algjeri.
Shumë analistë supozojnë se në të ardhmen pak kartele mund të kontrollojnë pjesën më të madhe të fosforit në botë.