Analistja politike, Magbule Shkodra, deklaroi se kryediplomatja Kaja Kallas dje gjatë vizitës në Kosovë dha dy mesazhe të rëndësishme.
“Gjëja e parë është që tha se pjesërisht do të hiqen masat që janë vendosur ndaj Kosovës, dhe e dyta është që kërkoi një qeverisje të bazës së gjerë. Mendoj që ka kërkuar një qeveri që do t’i kishte 80 vota, e jo 61 – që do të mund të rrëzohej në çdo moment”, tha Shkodra