Live

Shkrepet arma në Prizren, kush ishte cak i sulmit? (VIDEO)

09:02 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një 29 vjeçar me inicialet Z.B. është plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në rrugën “Ismet Jashari” të shtunën në Prizren.

Viktima, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe gjendja e tij është stabile”, raportoi gazetari korrespondent Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndërkohë që i dyshuari, V.S., mashkull 24 vjeç, me ftesë të policisë është paraqitur në stacionin policor rreth orës 19:20 të asaj dite.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe rasti po hetohet.

Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:

Shpërndaje në

U Kopjua