Natën e së dielës, në Freiberg të Gjermanisë ndodhi një aksident trafiku me makinën që u përplas me një mur dhe përfundoi mbi veturat e tjera të parkuara.
Shoferja 62 vjeçare, e cila po drejtonte Audinë e saj Q5, në vend që të frenonte, papritmas shkeli pedalin e gazit.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, përplasja ishte aq e fortë sa jo vetëm që Mercedesi i parkuar u dëmtua – por edhe një Mercedes i dytë dhe një mur shtëpie ngjitur morën gjithashtu u shtrembëruan.
Aksidenti raportohet të ketë shkaktuar dëm prej 75 mijë eurosh.
Fotografia nga vendi i ngjarjes: