Live

Shorti për zgjedhje, PDK me kryenumër, pret shumë komuna me të (VIDEO)

21:48 / 04 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Se sa vota do t’i marrin më 12 tetor, e dijnë pasi të mbyllen kutitë, por se me cfarë numra garojnë në këto zgjedhje, e morën vesh të entjen.

Për këtë gjë vendosi shorti, e jo dëshira e subjekteve politike.

Përfaqësues të ketyre të fundit, që do maten në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tërhoqën numrat që përcaktojnë edhe vendin e tyre në fletën e votimit.

Vetëvendosje e pati të shkruar numrin 105, e ai i PDK-së doli të jetë krejt në pjesën tjetër të fletës, 191

Këta presin që fundi t’iu dalë me hajër. Me 113-shin do të synojë të fitojë vota LDK, e AAK-së i ra hise 174-shi.

Larg Aleancës nuk do të jetë as ish-partneri i tyre në nivel qëndror NISMA që mori numrin 186, derisa GUXO e trashëgoi shifrën e Vetvendosjes nga zgjedhjet parlamentare – 118.

Bashkimi i disa partive në Gracanicë, në kuadër të Aleancën Shqiptare pati fatin ta marrë numrin e parë, 100-shin, të cilin nuk e lëshuan nga duart.

Vec një pas tyre u rendit Ramiz Lladrovci që me 101-shin synon Drenasin me iniciativën e tij.

Me këtë rast, kryetari i KQZ-së ua kujtoi partive e kandidatëve qëllimin e zgjedhjeve.

Fushata zyrtare për zgjedhjet e 12 tetorit nis më 13 shtator.

Shpërndaje në

U Kopjua