Live

“Shpërfytyrim i regjimit të Kurtit”, opozita: Të jap llogari ai që dha urdhërin për mostransmetimin e seancës në RTK

15:26 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Opozita ka mbajtur konferencë për media para objektit të RTK-së, pasi kjo e fundit nuk transmetoi për një orë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u bojktoi nga partia në pushtet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Deputeti i LDK-së, në konferencën e mbajtur para RTK-së tha se një veprim i tillë është mbytje e demokracisë. Ky mos transmetim, ai tha se është mbytje e zërit të deputetit, që nënkupton mbytje të zërit të qytetarëve.

Sipas tij, më 9 shkurt, partia në pushtet do të marrë çmimin për “atë çfarë i ka bërë qytetarëve”.

“Kapja e këtij institucioni e ka për qëllim mbytjen e demokracisë. Sot është kulmi i pafytyrësisë dhe të asaj pak shprese që ka mbet që dikush mund të frymojë lirshëm në Kosovë. Seanca nuk u transmetua në kanalin zyrtar të RTK-së, që nënkupton mbytje të zërit të deputetit, fshehje nga e vërteta e aferave korruptive, e kjo do të thotë edhe mbytje e zërit të qytetarit. Ky reagim është thirrje për qytetarët që kjo nuk duhet të lejohet dhe demokracia në vend nuk mund të mbytet”, tha Zemaj i LDK-së.

“Ky është reagim i joni publik, mbi atë të cilën duhet të mbrohen këto vlera, i bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mendje të shëndosh që kjo mënyrë se si performon qeveria me parapolitkën duhet të ndërpritet. 9 shkurti i largët kur këta do ta marrin çmimin për atë çka i kanë bërë qytetarit”, tha Zemaj.

Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se transmetimi i seancës është obligim ligjor dhe Kushtetues. Ai tha se personi që e ka dhënë vendimin duhet të japë llogari.

“Institucioni që jemi është RTK-ja i themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe ky institucion i jep llogari deputetëve të Kuvendit.Seanca janë detyrë, obligim ligjor e kushtetues të cilat duhet ti përmbush ky institucion, ti transmetojë mesazhet e deputetëve, se janë të zgjedhur të popullit. Fakti që në një seancë ku po trajtohet një super skandal ndalet për fjalimin e Kryeministrit që ishte në konferencë tregon drejt, e shpërfytyron regjimin e Kurtit, se dojnë me ndalë fjalën.

“Dhe ashtu si kanë ardhur me mashtrim, të mashtrojnë popullin. Ku ka logjikë, tu shku Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme me ndalë dikush, kush e ka dhënë atë vendim, kush është ai njeri që e ka dhënë vendimin. Duhet të jap llogari urdhëruesi që po na dëgjon në televizor”, tha Tahiri.

Ishte shefi i deputetëve të VV-së, Abelard Tahiri ai i cili kërkoi në Kuvend që punimet të ndërpriten për të mbajtur pikërisht këtë konferencë para RTK-së, për shkak të mos transmetimit të seancës në kanalin qëndror.

Madje, opozita në rrethojat e objektit të RTK-së vendosi edhe kapele të zeza, ashtu siç i vendosën edhe në mikrofonat e deputetëve të VV-së të cilët bojkotuan seancën e sotme.

Kjo seancë ishte thirrur nga PDK-ja për të diskutuar rreth faljes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit, si dhe për bisedat e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...