Live

Shpërndante afishe me përmbajtje nxitëse, ndalohet një shtetas serb në Leposaviq

10:18 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një person, shtetas serb, i cili ishte duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, përmbajtja e këtyre afisheve lidhet me veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua