Live

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, policia jep detaje

19:36 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë.

Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avi Zahiti.

“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” ka thënë Avni Zahiti për Insajderin.

Shpërndaje në

U Kopjua