Live

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, Policia jep detaje

11:25 / 02 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Sot rreth orës 02:30 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglare të Zubin Potokut.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

“Dyshohet se sot në mëngjes rreth orës 02.30 ka ndodh një shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin”, tha Elshani për Gazetën Online Reporteri.net.

Shpërndaje në

U Kopjua