Live

Shqipëri: Arrestohen një 67 dhe një 62 vjeçar, u kapën duke kultivuar drogë

12:30 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që u tha se po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Kështu, shërbimet e Komisariatit të Policisë në Krujë goditën 2 raste të tjera në këtë fushë.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike; u arrestua në flagrancë A. K., 62 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike”, njoftoi policia, raporton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Policia tha se kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë. 

Shpërndaje në

U Kopjua