Shqipëria sot do të mirëpres Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.
Kjo u bë e ditur gjatë ditës së djeshme nga vetë kryeministri Edi Rama, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë, transmeton klankosova.tv.
Rama mes tjerash, tha se Tirana zyrtare, është e angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.
”Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, tha ai transmeton Klankosova.tv.
Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.