Live

Shqiptarët protestojnë në Londër: Jemi shqiptarë, jo kriminel

13:24 / 12 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

“Shqiptarët nuk janë kriminel” -Me këto moto mijëra shqiptar kanë protestuar në londër duke u shprehur kundër etiketimit të tyre si kriminelë

Me flamurin Shqiptar në duar dhe në një reagim paqësor sollën në vëmendje jo vetëm kontributin e tyre në punë të ndershme në Angli por edhe vlerat e kombit shqiptar, si dhe figurat e tij.

“Ne jemi shqiptarë, jo kriminelë”

“Në punojmë, paguajmë taksa, ne jemi shqiptarë”

“Duam që qeveria britanike të na kërkojë falje”

“Profesioni im, marangoz. Në kohë të lirë jam “kriminel””

Akuzat e sekretares së brendshme britanike Suella Braveman i konsideruan të pavërteta ndaj dhe kërkuan dorëheqjen e saj nga detyra.

Nën kontrollin e policisë kanë marshuar në rrugët e Londrës, duke bërë thirrje për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre.

Në reagim nuk munguan as këngët shqiptare ndërsa policia ka monitoruar protestën e mijërave shqiptarë në rrugët e Londrës.

Protesta u zhvendos edhe para Parlamentit britanik.

Deklarata diskriminuese, shqiptarët protestojnë në Britani: Jemi

Shpërndaje në

U Kopjua