Live

Shqyrtohen disa ndryshime drastike në VAR, pritet t’i shtohen kompetenca në ndërhyrje

13:53 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Futbolli mund të shohë ndryshime të mëdha në rregulla përpara Kupës së Botës 2026, me Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) që thuhet se po shqyrton një zgjerim të ndjeshëm të rolit të VAR-it.

Sipas mediumit The Times, përditësimet e propozuara mund t’i lejojnë VAR-it të shqyrtojë më shumë incidente të bazuara në fakte, të tilla si goditjet nga këndi të dhëna gabimisht dhe kartonët e dytë të verdhë, të cilat aktualisht janë jashtë fushëveprimit të tij.

Përveç tyre pritet që rikuperimet ose goditja e dytë pas penalltisë të hiqen, kështu që nëse e humb një penallti (që nuk është gjatë gjuajtjeve nga pika e bardhë pas ndeshjes), nuk do të kesh një mundësi të dytë goditje, pavarësisht ku përfundon topi.

Ndryshimet synojnë të përmirësojnë qëndrueshmërinë e vendimmarrjes, por rrezikojnë të zgjasin vonesat e ndeshjeve.

Diskutimet kanë filluar tashmë dhe, nëse miratohen në takimin e ardhshëm vjetor të IFAB-it, rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori 2026.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të hershme nga tifozët e shqetësuar për ndërprerje të mëtejshme në rrjedhën e lojës, raporton Telegrafi.

Shpërndaje në

U Kopjua